Ballina Flash

Veprimtari kulturore në nder të De Radës

TIRANË, 28 shkurt/ATSH/ 120-vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit e poetit, Jeronim De Rada, ka bërë bashkë Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) dhe Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, të cilat kanë organizuar një veprimtari kulturore, pranë ambienteve të QKLL.

Kjo veprimtari u moderua nga studiuesja e QSPA, dr. Jolanda Lila dhe morën pjesë me kumtesat e tyre prof. Ymer Çiraku, dr. Leka Ndoja, dr. Manjola Tërshana dhe dr. Jolanda Lila.

Njëkohësisht, në sallën “Kostandin Shpataraku”, Muzeu Historik Kombëtar organizoi një bisedë me temë “Erdhi dita e arbërit”. Për të folur mbi jetën e veprën e Jeronim De Radës, në Muzeun Historik Kombëtar i ftuar ishte prof. dr. Sadik Bejko.

Muzeu Historik Kombëtar si institucioni më i madh i memories kombëtare organizon një cikël me leksione të hapura me temë trashëgiminë kulturore dhe historinë, të cilat do të vijojnë për ta kthyer muzeun në një qendër kërkimore dhe shkencore për të rinjtë. Edhe aktiviteti i sotëm kushtuar De Radës, u zhvillua në këtë kuadër.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakToger Kagjini, inxhinier i mbrojtjes kibernetike, Peleshi: FA, të hapura për talentet
Artikulli tjetërArrestohet oficerja e Policisë Gjyqësore në Tiranë, në hetim për korrupsion