Ballina Bota

KROACI- Aksidentohet autobusi me targa shqiptare

ZAGREB, 26 shkurt /ATSH/ – Një person ka humbur jetën dhe disa janë plagosur në një aksident trafiku në autostradën A-1, sipas televizionit kroat, HRT.

“Aksidenti ndodhi dje në mbrëmje, në orën 23:43, kur një autobus me targa shqiptare, për arsye të panjohura, devijoi djathtas dhe u përplas me barrierat mbrojtëse duke u përmbysur në anën e majtë të tij’’, tha policia kroate.

Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe shoferi.

Autobusi drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç.

Hetimet për aksidentin kanë përfunduar, ndërsa policia vijon hetimet për rrethanat në të cilat ka ndodhur. /a.jor/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrifca: Zhvillim i mëtejshëm i agroturizmit në Baldushk
Artikulli tjetërKIEV – Zelensky: Të rritet presioni mbi agresivitetin rus