Ballina Bota

ATHINË – Blinken kërkon zbutjen e tensioneve greko-turke

ATHINË, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje qeverisë greke të jetë e duruar në mosmarrëveshjet me fqinjin e saj Turqinë.

”Ndihma e shpejtë e Greqisë nga tërmeti për rajonet e prekura u prit shumë mirë në Turqi”, tha sot Blinken në një konferencë shtypi në Athinë.

Ai tha megjithatë se shkrirja e marrëdhënieve mes dy vendeve që nga tërmetet nuk i zgjidh problemet e kahmotshme.

”Tani është e nevojshme të shmangen kërcënimet që rrisin tensionet”, tha kryediplomati amerikan.

Blinken vizitoi Turqinë e goditur nga tërmeti përpara se të mbërrinte në Greqi.

Athina dhe Ankaraja kanë debatuar për të drejtat sovrane në Egje dhe në Mesdheun Lindor për dekada.

Në muajt e fundit, presidenti turk kishte kërcënuar vazhdimisht se do të pushtonte ishujt grekë.

Blinken theksoi se të dy vendet janë partnerë të Uashingtonit, i cili komunikon dhe bashkëpunon me ta për të shmangur tensionet, por shtoi se kjo ka qenë më e vështirë gjatë periudhave zgjedhore të vendeve.

Në Turqi, presidenti Rexhep Tayyip Erdoan i shtyu zgjedhjet në maj.

Në Greqi, zgjedhjet janë planifikuar për në korrik./ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet parimisht projektligji “Për Fondet e Pensionit Privat”
Artikulli tjetërPeleshi: Krenarë për efektivët e FA-së, pjesë e operacioneve të kërkim-shpëtimit në Turqi