Ballina Flash

Margariti, diskutime me 4 studiot finaliste për Qendrën e Vizitorëve në Butrint

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti takoi në Tiranë përfaqësuesit e 4 studiove finaliste, prej nga do të dalë edhe projekti fitues i Qendrës së Vizitorëve në Butrint. Katër studio finaliste janë “Kengo Kuma & Associates” nga Japonia, “Philippe PROST / AAPP” nga Franca, “Lahdelma & Mahlamäki Architects” nga Finlanda dhe “William Matthews Associates” nga Mbretëria e Bashkuar.

Pas diskutimeve dhe pyetje-përgjigjeve të shumta për mënyrën se si ky objekt i ri do të integrohet dhe shkrihet me peizazhin, arkitektët udhëtuan drejt Butrintit, ku u njohën me terrenin dhe karakteristikat e këtij siti, në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Kjo do të jetë një qendër dinjitoze, ku vizitori do të gjejë jo vetëm shërbime, por edhe informacion  dhe një kënd të dedikuar për artizanët. Eksperienca në Butrint  do të nisë nga kjo qendër.

Qyteti Antik i Butrintit, ose me emrin e lashtë Buthrotum, shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, 20 km në jug të portit të Sarandës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDuka: Të sensibilizojmë më shumë vajza që të luajnë futboll
Artikulli tjetërAIDA: Hapet thirrja, 2.6 milionë euro për transformimin digjital të ndërmarrjeve