Ballina Ekonomi

AIDA: Hapet thirrja, 2.6 milionë euro për transformimin digjital të ndërmarrjeve

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), bëri të ditur sot se është hapur thirrja SURE5.0, një program akselerues për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM).

Ky program i financuar nga Bashkimi Europian do të shpërndajë fondin prej 2.6 milionë eurosh, për të ndihmuar procesin e transformimit digjital të bazuar në parimet e Industry 5.0.

Nga kjo thirrje mund të përfitojnë edhe ndërmarrjet shqiptare.

Aplikimet në këtë thirrje do të pranohen nga ndërmarrje që duke zbatuar parimet e Industry 5.0, dëshirojnë të arrijnë një model biznesi më të qëndrueshëm dhe elastik, si dhe që operojnë në industritë: transport dhe automobilistikë; hapësirë ajrore dhe mbrojtje; elektronikë.

Fondi do të shpërndahet në dy faza të ndryshme të cilat do të zhvillohen njëra pas tjetrës.
Në fazën e parë, 50 NVM do të vlerësohen për nevojën e tyre për të digjitalizuar biznesin, si dhe do t’u jepen shërbime këshillimi dhe mentorimi në vlerën 10 mijë euro.

Në fazën e dytë, 27 NVM do të përfitojnë grant në vlerën 50 mijë euro me qëllim zbatimin e planit të tyre për transformimin digjital të ndërmarrjes.

AIDA informoi se përpara se të aplikojnë, ndërmarrjet e interesuara mund të përdorin një mjet vetëvlerësimi të vendosur në dispozicion nga institucioni implementues, për të përcaktuar nevojën për transformim digjital, si dhe për të vlerësuar potencialin e tyre në të ardhmen lidhur me Industry 5.0.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMargariti, diskutime me 4 studiot finaliste për Qendrën e Vizitorëve në Butrint
Artikulli tjetërKorça, krahina autonome nën mbrojtjen franceze