Ballina Flash

Turistë indianë, rafting në kanionet e Osumit

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ Kanionet e Osumit në Berat janë kthyer vitet e fundit në një nga guidat më të preferuara të turistëve vendas e të huaj.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Berat ndau sot pamje nga vizita e turistëve indianë, të cilët sfiduan ujëvarat e ngrira dhe temperaturat e ulëta në Kanionet e Osumit në këto ditë dimri.

Rafting në Kanionet e Osumit është tashmë një nga guidat më të preferuara të turistëve të huaj, por edhe atyre vendas sidomos në stinën e verës.

Të cilësuara edhe si “Koloradoja e Shqipërisë”, pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.

Në një distance prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e rafting kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” apo “katedralja”.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosova nis Festivalin e Letërsisë ZaNa
Artikulli tjetërArmela Troka nga Fieri prej 8 vitesh kultivon luleshtrydhen