Ballina Ekonomi

Rama: Në Spitallë po merr formë zona e re urbane pas tërmetit shkatërrimtar

TIRANË, 7 shkurt/ATSH/ Në Spitallë të Durrësit vijon puna me ritme të larta për përfundimin e pallateve që po ndërtohen për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektuan sot punimet që po kryhen në këtë lagje.

Rama tha se “vazhdon merr formë lagja e re e Rilindjes pas tërmetit shkatërrimtar, e cila jo vetëm do të strehojë 996 familje të dëmtuara, por do të kthehet në një zonë urbane model, me hapësira të gjelbra, shërbime publike, zona sportive e me radhë”.

Me një arkitekturë të veçantë, kjo do të jetë lagjja më e madhe dhe një nga më të bukurat brenda Programit të Rindërtimit, një dhuratë bujare e Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMattarella, presidenti i parë italian që merr pjesë në Sanremo
Artikulli tjetërFelaj: Kërkesa për komision hetimor nga opozita, me firma të falsifikuara