Ballina Bota

MAL I ZI – Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 19 mars

PODGORICE, 16 janar /ATSH-ANSA/ – Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen më 19 mars. deklaroi kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq, duke nënvizuar se votimin e ka thirrur në përputhje me ligjin për zgjedhjen e presidentit, i cili ka një mandat pesëvjeçar.

Nëse asnjë nga kandidatët nuk merr më shumë se gjysmën e votave në raundin e parë, një balotazh midis dy të parëve do të zhvillohet pas dy javësh.

Shpallja e zgjedhjeve presidenciale erdhi në mes të një krize të vazhdueshme politike dhe parlamentare, e cila pengon nisjen e reformave të nevojshme për rrugën evropiane të Malit të Zi dhe në të njëjtën kohë zgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Një ngërç, i denoncuar disa herë nga BE, i cili gjithashtu ka kërcënuar si masë ekstreme pezullimin e negociatave të anëtarësimit me vendin ballkanik.

Mali i Zi, i cili ka pak më shumë se 600 000 banorë, ka qenë i pavarur që nga viti 2006 kur u nda në mënyrë paqësore nga Serbia përmes një referendumi.

Në vitin 2017, vendi i vogël ballkanik u bashkua me NATO-n, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga Rusia, dhe prej rreth dhjetë vjetësh është i angazhuar në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU JORK – OKB: Numri i gazetarëve të vrarë deri tani në rritje
Artikulli tjetërKOMENT- Evropa, mes pandemisë, luftës ukrainase dhe “dimrit të ashpër”