Ballina Bota

MOSKË – Putin: Po ecim në drejtimin e duhur në konfliktin në Ukrainë

MOSKË, 25 dhjetor /ATSH-DPA/- Rusia është në rrugën e duhur në konfliktin në Ukrainë, pavarësisht rritjes së tensioneve me Perëndimin, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin në një intervistë të transmetuar nga televizioni shtetëror.

“Besoj se po ecim në drejtimin e duhur. Po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, të popullit tonë”, tha lideri 70-vjeçar.

Putin theksoi se Rusia ishte e përgatitur për të negociuar dhënien fund të konfliktit.

“Ne jemi të gatshëm të biem dakord me të gjithë ata që janë të përfshirë në proces, për çdo zgjidhje të pranueshme, por kjo është puna e tyre. Nuk jemi ne që i refuzojmë negociatat, por ata”, theksoi Putin.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ishte arritur një pikë e rrezikshme në konflikt, Putin tha se nuk kishte zgjidhje tjetër, pasi Rusia ishte përpjekur për një zgjidhje paqësore në vitin 2014 kur aneksoi Krimenë.

Ai akuzoi fuqitë perëndimore se mbështesin rrëzimin e Viktor Janukoviçit, presidentit pro-rus në atë kohë. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMSHMS: 12 të infektuar me COVID-19
Artikulli tjetërRama së bashku me familjen në festivalin hebraik të dritave