TIRANE, 25 dhjetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 194 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 12 qytetarë.
SIPAS MSHMS-së rastet e reja të infektimit rezultuan në bashkitë: 6 në qytetarë Fier, 3 në Tiranë, nga 1 qytetar në Lushnjë, Vlorë, Gjirokastër.
Ministria informon se, janë 207 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
“Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,879 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.
Statistika ( 25 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 20
Të shtruar në spitale 0
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 194
Testime totale 2,017,599
Raste pozitive 332,682
Raste të shëruara 328,879
Raste aktive 207
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 152
Fier 17
Gjirokastër 8
Durrës 7
Berat 6
Vlorë 6
Lezhë 5
Korçë 3
Shkodër 2
Elbasan 1














