Ballina Aktualitet

Apeli shtyn vendimin për PD, kërkohet përjashtimi i gjyqtares Kacerja

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/- Gjykata e Apelit Tiranë ka shtyrë sot vendimin për statusin e Partisë Demokratike, ankimim i bërë nga grupi i demokratëve të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Siç raportohet, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka depozituar kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja, e cila shqyrton këtë çështje së bashku me gjyqtarët Genti Shala dhe Emona Muçi.

Gjykata vendosi që seanca e radhës të mbahet në 17 janar 2023, ora 09:00.

Në këtë shkallë ka edhe një vendim dhënë nga gjyqtari, Agron Zhukri që ka njohur vendimet e dala nga Kuvendi që thirri Sali Berisha më 11 dhjetor 2021.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEULEX: Po monitorojmë situatën në veri përmes pranisë së shtuar në terren
Artikulli tjetër50 vjet nga Festivali i 11-të i Këngës në RTSH