Ballina Aktualitet

KOKOE: Përfunduan balotazhet e primareve për 5 bashki

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH – I. Vata/ Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi mbrëmjen e sotme përfundimin e votimeve në balotazhet e primareve në pesë bashki.

Sipas njoftimit, interesi dhe pjesëmarrja në balotazh ka qenë më e lartë se në raundin e parë të primareve.

Mirditë:  880 votues,Dibër:  1137 votues, Mat:  676 votues, Librazhd:  659 votues, Fier: 964 votues. Total (5 degët): 4316 votues

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falënderon çdo anëtar e simpatizant të degëve të mësipërme që edhe në kushte të rënduara atmosferike, besuan në procesin e primareve e votuan në mënyrë masive në dy raunde. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeleshi: Strukturat e emergjencave civile, në gatishmëri të plotë
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e hënë, 12 dhjetor 2022