TUCSON (SHBA), 3 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Megacunami që tronditi Marsin 3,4 miliardë vjet më parë, me dallgë deri në 250 metra të larta mund të jetë shkaktuar nga një asteroid si ai ”Chicxulub”, i cili goditi Tokën 66 milionë vjet më parë duke shënuar zhdukjen e dinosaurëve.
Në Mars është zbuluar një krater me diametër 110 kilometra, që mund të jetë krijuar pikërisht nga përplasja.
Kjo tregohet nga simulimet e publikuara në revistën ”Scientific Reports” nga një grup ndërkombëtar i udhëhequr nga Alexis Rodriguez i Institutit të Shkencave Planetare të Tucson, SHBA.
Duke analizuar hartat e sipërfaqes së Marsit, të krijuara nga kombinimi i imazheve nga misionet e mëparshme në planet, studiuesit identifikuan një krater të veçantë që e quajtën ”Pohl”.
Studimet e mëparshme kishin sugjeruar se planti mund të mbulohej nga një oqean rreth 120 metra i thellë.
Bazuar në moshën e shkëmbinjve të tij, krateri ”Pohl” mund të jetë formuar rreth 3,4 miliardë vjet më parë./ a.jor.






















