Ballina Ekonomi

Unaza e Madhe, punimet shtrihen në zonën e Paskuqanit

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Në kantierin e Unazës së Madhe po vijon puna në Unazën Veriore, Loti 2 dhe 7 segmenti që shtrihet në zonën e Paskuqanit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se punimet po ecin me ritme intensive, me qëllim realizimin e ndërtimit të këtij aksi rrugor që shtrihet në zonën e Paskuqanit

Sipas ARRSH-së, po punohet me gërmimin e trupit të rrugës, me betonimin e pilotave dhe themelet e urës me ndërtimin e murit për mbrojtjen e rrugës nga Lumi i Tiranës.

Sipas grafikut të punimeve ky projekt do të përmbyllet brenda afatit, duke bërë të mundur jo vetëm lehtësimin e qarkullimit në kryeqytet, por edhe zhvillimin e kësaj zone.

Projekti i Unazës së Madhe të Tiranës është një investim ambicioz që i jep zgjidhje fluksit të qarkullimit dhe ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të gjithë zonës ku kalon.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Kurbakov: Zgjatet marrëveshja për eksportin e drithërave
Artikulli tjetër78-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Veliaj: Kur jemi bashkë, bëhemi më të fortë