Ballina Bota

FOKUS – Kurbakov: Zgjatet marrëveshja për eksportin e drithërave

KIEV, 17 nëntor /ATSH-AFP-DPA/ – Marrëveshja e drithit që lejon eksportet e drithërave të Ukrainës të vazhdojnë përmes Detit të Zi është zgjatur për 120 ditë, njoftoi ministri i Infrastrukturës i Ukrainës.

”Iniciativa për grurin e Detit të Zi do të zgjatet me 120 ditë”, njoftoi ministri Oleksandre Kubrakov në Twitter duke përshëndetur një ”hap të rëndësishëm në luftën kundër krizës botërore të ushqimit”.

Marrëveshja, e cila skadon të premten në mbrëmje, ka lejuar lirimin e mbi 11 milionë tonëve drithë nga portet e Ukrainës në katër muaj.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përshëndeti zgjatjen e marrëveshjes dhe shprehu angazhimin për të siguruar funksionimin e qetë të “linjës jetike të furnizimit”.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për të hequr pengesat e mbetura për eksportin e ushqimit dhe plehrave kimike nga Rusia.

”Të dyja marrëveshjet e nënshkruara në Stamboll tre muaj më parë janë thelbësore për të ulur çmimet e ushqimit dhe plehrave dhe për të shmangur një krizë globale ushqimore”, tha Guterres.

Rritja e çmimeve të ushqimeve, kryesisht për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, të cilat kanë ndërprerë dërgesat e ushqimit, kanë nxitur frikën ndërkombëtare të urisë në vendet më të varfra./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Meloni mbron faktin e marrjes së vajzës së saj në G20
Artikulli tjetërUnaza e Madhe, punimet shtrihen në zonën e Paskuqanit