PRISHTINË, 16 nëntor /ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është pranë shteteve të perëndimit pas zhvillimeve të fundit në Poloni.
“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatët tanë polakë dhe NATO-n pas sulmit të natës së sotme dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave”, shprehet Osmani.
“Uniteti i botës demokratike kundër luftës brutale të Putinit në Ukrainë mbetet i palëkundur”, shkroi Osmani në Twitter.























