Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 36 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 637 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 36 qytetarë.

Sipas MSHMS-së, rastet pozitive rezultuan në këto bashki:22 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Sarandë, Elbasan, nga 1 qytetar në Lezhë, Kamzë, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër, Dimal.

Janë 197 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,279 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 nëntor 2022)

Raste të reja ditore                36

Të shëruar në 24 orë             12

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       637

Testime totale                   2,003,650

Raste pozitive                       332,070

Raste të shëruara                 328,279

Raste aktive                               197

Humbje jete                            3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      144

Vlorë                         15

Fier                           12

Gjirokastër                10

Elbasan                      5

Berat                         4

Shkodër                     3

Lezhë.                        2

Durrës                       2

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Përdorimi i pesticidit glifosat në BE do të lejohet edhe një vit
Artikulli tjetërVokshi paraqet kandidatët e miratuar për primaret në 26 bashki