Ballina Aktualitet

Vokshi paraqet kandidatët e miratuar për primaret në 26 bashki

TIRANË, 15 nëntor/ATSH – I. Vata/ Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike, Albana Vokshi paraqiti emrat e miratuar nga forumet e PD-së që do të garojnë në 26 bashki të vendit.

Në një deklaratë për mediet, Vokshi tha se bazuar në vendimin e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, bazuar në udhëzimet e Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, ky Komision pranë PD-së, mori në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e ardhur për të gjithë kandidatët që janë propozuar në të gjitha degët e PD-së, por që kanë pranuar kandidimin dhe plotësuar dokumentacionin dhe gjithashtu edhe dokumentacionin e të gjithë kandidatëve të vetëpropozuar.

Ajo tha se janë mbi 200 kandidatura që janë shqyrtuar.

“KOKOE ka qenë i mbledhur dhe ka punuar me intensitet dhe sot i ka paraqitur kryesisë së PD-së, për të gjithë kandidatët e 26 degëve dhe në ditët në vijim ne do të vazhdojmë të jemi të mbledhur për të paraqitur kryesisë së PD-së për vendimmarrje kandidaturat e degëve që nuk u morën dot sot në shqyrtara. KOKOE do të vazhdojë sot, nesër me intensitet shqyrtimin e dosjeve për kandidaturat e tjera për të gjitha degët e tjera”, tha Vokshi.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19, MSHMS: 36 të infektuar në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërAvantazhet e investimit në tituj qeveritarë