Ballina Bota

KIEV – Ukraina fton misionin e IAEA-së me pretendimet e Rusisë për “bombë radioaktive”

KIEV, 24 tetor /ATSH-AA/ – Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov deklaroi se ideja për “bombë të pistë” (bombë me përmbajtje radioaktive” i duket e neveritshme dhe i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të Kombeve të Bashkuara të dërgojë misione monitorimi në vendin e tij.

Reznikov në një postim nga llogaria e tij në Twitter tha se “Ushtria ukrainase çdo ditë çliron territoret tona nga papastërtia ruse. Ideja për ‘bombë të pistë’ duket e neveritshme.

Ftojmë në Ukrainë misionet monitoruese të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të Kombeve të Bashkuara. Bota duhet t‘i përgjigjet shantazhit bërthamor të Rusisë. Kërkojmë respektimin e paragrafit 4 të Memorandumit të Budapestit”.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu ka pretenduar se Ukraina do të përdorë “bombë të pistë”.

Ministrat e Jashtëm të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës në një deklaratë të përbashkët, hodhën poshtë pretendimet e Rusisë se Ukraina do të përdorë ‘bombë të pistë’ (bombë me përmbajtje radioaktive) në territorin e saj.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha takim me studentët: Qeveria riktheu kontrollin e universiteteve
Artikulli tjetërAkuzat për zgjedhjet, Gjiknuri-Berishës: Justifikim i humbjes