Ballina Flash

Ronaldo nuk luan kundër Chelseat

LONDËR, 21 tetor /ATSH-AA/ – Cristiano Ronaldo u hoq nga lista e skuadrës së Manchester Unitedit për ndeshjen kundër Chelseat, këtë fundjavë, pasi trajneri holandez, Erik ten Hag e ndëshkoi yllin portugez për largimin e hershëm nga ”Old Trafford” gjatë ndeshjes së së mërkurës me Tottenham Hotspurin.

“Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester Unitedit për ndeshjen e kësaj të shtune kundër Chelseat”, thuhet në një deklaratë nga Manchester United.

“Pjesa tjetër e skuadrës është plotësisht e përqendruar në përgatitjen për atë ndeshje”, shtoi klubi anglez.

Manchester United mundi 2-0 Tottenham Hotspur-in në ndeshjen e së mërkurës.

Djajtë e Kuq po kryesonin ndeshjen me 2-0 ndaj Spurs, megjithatë, ylli portugez 37-vjeçar u drejtua drejt tunelit pak minuta para përfundimit të ndeshjes, duke u shfaqur i frustruar pasi mbeti zëvendësues gjatë lojës./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVocaj-qytetarëve: Të dielën largoni automjetet e parkuara në itinerarin e Maratonës
Artikulli tjetërRrumbullaku në SHBA, intensifikim i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar