Ballina Flash

Progresraporti, Bumçi: Kambanë e fortë alarmi dhe sinjal rreziku

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi reagoi sot ndaj progresraportit të publikuar dje nga Komisioni Europian.

Në një deklaratë për mediet nga selia e PD, Bumçi u shpreh se, “progresraporti i Bashkimit Evropian për Shqipërinë është një kambanë e fortë alarmi dhe sinjal rreziku”.

“Një listë e gjatë shkeljesh, kriteresh të paplotësuara dhe punësh të pabëra, apo të bëra keq, e kthejnë Ramën dhe administratën e tij në poster të keqqeverisjes”, tha Bumçi.

“Shqetësim kryesor i Brukselit mbetet lufta kundër korrupsionit sistemik dhe veçanërisht korrupsionit në nivel të lartë”, theksoi Bumçi.

“Duke qenë se lista është e gjatë, ne do të shmangim komentet, duke publikuar vetëm qortimet kryesore të BE dhe duke kujtuar se në raport gjenden të gjitha shqetësimet që ka ngritur vazhdimisht opozita. Shqetësimi thelbësor i PD për shpopullimin shfaqet në raport, siç gjenden aty edhe kritikat tona të forta për amnistinë fiskale dhe “pasaportat e arta””, tha Bumçi.

“Kritika që lidhet me eksodin shqiptar, Partinë Demokratike, si forca e liberalizimit të vizave, e shqetëson veçanërisht, sepse ka të bëjë me mundësinë të rikthimit të vizave për shqiptarët”, u shpreh Bumçi.

Pasi listoi disa nga pikat kryesore të gjetjeve të progresraportit, Bumçi tha se, “shqiptarëve u bëjmë thirrje të na bashkohen në protesta mbarëpopullore. Një vend në rrezik shpëtohet vetëm duke hequr burimin e rrezikut”.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Do t’i lexojmë siç duhet shqetësimet e BE-së për amnistinë fiskale
Artikulli tjetërManastirliu: Hapet thirrja për 50 psikologë për qendrat shëndetësore