Ballina Bota

POLONI – Morawiecki: Humbjet e Nord Stream janë “akt sabotimi”

VARSHAVË, 27 shtator /ATSH-DPA/  – Rrjedhjet e gazit në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 janë për shkak të sabotimit, sipas kryeministrit polak Mateusz Morawiecki.

“Sot ne nuk dimë detajet e asaj që ndodhi, por ne shohim qartë se ka pasur një akt sabotimi,” tha Morawiecki në qytetin Goleniów pranë portit të Szczecin, ku ai ishte dëshmitar i hapjes së një tubacioni të ri në Detin Baltik.

‘’Ky akt sabotimi ishte ndoshta faza tjetër e përshkallëzimit me të cilin po merremi në Ukrainë”, theksoi  ai.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia, masa sigurie për ndeshjen Shqipëri-Islandë
Artikulli tjetërVeliaj, takim me kryebashkiakun e Kievit: Mbështetës të palëkundur të Ukrainës