Ballina Aktualitet

Masa për rritjen e sigurisë kibernetike, MB: Nesër, jo aplikime për dokumente biometrike

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Ministria e Brendshme njoftoi sot se për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr një sërë masash të integruara.

Në këtë kuadër, informohen qytetarët se ditën e premte, 16 shtator, Gjendja Civile nuk do të mund të ofrojë shërbim në zyrat e aplikimit të kompanisë “Aleat” për dokumente biometrike, pasaporta apo karta identiteti.

Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme të shërbimit, vetëm për ditën e premte, ndërsa shtoi se edhe kjo ndërhyrje shton masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë e të sigurt në vijim për çdo qytetar.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali me senatorin Gary Peters: Thellim i bashkëpunimit për sigurinë kibernetike
Artikulli tjetërMeta cakton drejtuesit e PL-së në 11 njësitë e Tiranës: Është koha për veprim