Ballina Flash

Rama: Sulm kibernetik mbi sistemin TIMS nga të njëjtët agresorë

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se “ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”.

Në 15 korrik, vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare.

Nga hetimi rezultoi se agresioni kibernetik u orkestrua dhe sponsorizua nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë.

Për këtë arsye, Këshilli i Ministrave vendosi në 7 shtator ndërprerjen me efekt të menjëhershëm të marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMinistria e Brendshme: Rikthehen në punë dy sportele në Rinas
Artikulli tjetërMSHMS: 106 raste të reja me COVID-19