Ballina Flash

MSHMS: 106 raste të reja me COVID-19

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 672 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 106 qytetarë.

MSHMS në informacionin për situatën në 24 orët e fundit bën të ditur se, rastet pozitive me COVID-19 janë regjistruar në këto bashki: 38 qytetarë në Tiranë, 6 në Durrës, nga 5 Shkodër, Lushnjë, Divjakë, Gjirokastër, 3 Kurbin, Sarandë, Korçë, Dimal, nga 2 Malësi e Madhe, Krujë, Kavajë, Fier, Vlorë, Himarë, Libohovë, Përmet, Pogradec, Berat, Skrapar, 1 Has, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Selenicë, Kuçovë, Poliçan.

“Janë 1,615 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit asnjë humbje jete me Sars-Cov2”, thuhet në njoftim.

“Janë shëruar 148 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,603 që nga fillimi i epidemisë”, informon Ministria.

Statistika (10 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 106
Të shëruar në 24 orë 148
Të shtruar në spitale 16
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 672

Testime totale 1,969,892
Raste pozitive 329,802
Raste të shëruara 324,603
Raste aktive 1,615
Humbje jete 3,584

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 748
Shkodër 168
Elbasan 130
Durrës 130
Fier 115
Vlorë 94
Korçë 46

Gjirokastër 58
Berat 53
Dibër 38
Lezhë 33
Kukës 2

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Sulm kibernetik mbi sistemin TIMS nga të njëjtët agresorë
Artikulli tjetërRama: Masterplan projektesh për ta bërë Shqipërinë eksportues neto të energjisë