LONDER, 6 shtator /ATSH-AA/ – Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, ka fituar garën për udhëheqjen e konservatorëve, njoftoi Komiteti i Partisë Konservatore 1922,
Truss, 46 vjeçe, ka marrë vota nga 81.326 anëtarë të partisë, ndërsa rivali i saj Rishi Sunak ka marrë 60.399 vota, njoftoi kryetari i komitetit Sir Graham Brady.
Truss do të zëvendësojë Boris Johnson-in si kryeministre e re e vendit dhe ajo do të bëhet kryeministrja e tretë femër e Britanisë pas Margaret Thatcher-it dhe Theresa May-it.
Truss pritet të marrë detyrën për të formuar një qeveri të re nga Mbretëresha Elizabeth II sot. /os/






















