Ballina Flash

Shqipëria, e 4-ta në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit

TIRANË, 6 shtator /ATSH/ Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit.

Lajmin e dha ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila theksoi se kjo renditje tregon rimëkëmbjen e sektorit të turizmit për sa i përket flukseve ndërkombëtare në 5 muajt e parë të vitit 2022.

Shqipëria ka një përmirësim me +11% nga viti 2019.

“Mirëmëngjes me lajmet e mira që sjell Organizata Botërore e Turizmit, e cila e rendit Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit për sa i përket flukseve ndërkombëtare në 5 muajt e parë të vitit 2022”, shkroi Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

Sezoni turistik u karakterizua nga numër i lartë vizitorësh. Nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,5 herë dhe Greqia me 3 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Liz Truss, kryeministrja e tretë britanike
Artikulli tjetërKPK shkarkon nga detyra prokurorin Bajram Breçani