TIRANË, 6 shtator /ATSH-I.Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën për shpalljen e vendimit për Bajram Breçanin, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Prokurori në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Bajram Breçani u përball me Vetingun me 1 shtator për tre kriteret e vlerësimit: ligjshmërinë e pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional.
Trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko, Roland Ilia, pasi analizuan provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit Bajram Breçani.
Breçani e ka filluar karrierën në vitin 2013 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë. Një vit më vonë ai është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit, ku ka shërbyer deri në vitin 2016, përpara se të transferohej në Tiranë.
/j.p/r.e/






















