TIRANË, 5 shtator /ATSH/- Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi sot se presidenti rus, Vladimir Putin po përdor energjinë si armë për të ndërprerë furnizimet me gaz dhe manipuluar tregjet.
“Putini po përdor energjinë si armë duke shkurtuar furnizimet dhe duke manipuluar tregjet tona të energjisë”, shkroi Von der Leyen në Twitter.
“Ai do dështojë, Evropa do triumfojë”, shtoi ajo.
Gjithashtu, Von der Leyen tha se propozimi i Komisionit të BE-së synonte uljen e kërkesës për energji elektrike dhe zbatimin e një kufiri të çmimit për importet e gazit.
Sipas Von der Leyen, qëllimi i BE-së është të ndihmojë gjithashtu konsumatorët dhe bizneset vulnerabël me të ardhura nga sektori i energjisë, si dhe të mundësojë mbështetje për prodhuesit e energjisë elektrike që përballen me sfidat e likuiditetit të lidhura me paqëndrueshmërinë.//a.i/























