Ballina Flash

Transportonte 31 emigrantë, arrestohet shtetasi nga Kosova

TIRANË, 26 gusht /ATSH-I.Vata/ Drejtoria e Policisë Vendore Lezhë ka finalizuar sot operacionin policor të koduar “Rruga e gabuar”, duke bërë të mundur arrestimin e një shtetasi nga Kosova që transportonte 31 emigrantë, kundrejt pagesës 900 euro për person.

Operacioni u realizua në bashkëpunimit intensiv ndërmjet Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot – Morinë”, Komisariatit të Policisë Mirditë dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë.

“Njësia e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot – Morinë”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Lezhë, kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Rruga e gabuar”. Si rezultat i këtij operacioni, në autostradën “Milot – Morinë”, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin furgon, me drejtues shtetasin S. O., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Pas kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 31 emigrantë nga vendet MENA, të cilët 35-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës 900 euro për person”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Policia njofton se gjatë kontrollit fizik të shtetasit S. O., shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular, si dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Prodhimi i energjisë në portin e Vlorës, zhvillim anti-ekonomik
Artikulli tjetërShën Nënë Tereza, shërbëtore e angazhuar e paqes