TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim boksierin shqiptar, Florian Marku, i cili do të ndeshet në 25 gusht në stadiumin “Air Albania” për gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC.
“I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që të enjten synon në ‘Air Albania Arena’ gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC”, shkruan Rama, ndërsa ndan në rrjetet sociale momente nga ky takim.
“Të enjten në 25 gusht unë nuk jam fizikisht këtu, por duhet të shkojmë të mbështesim Florianin, është për WBC me një meksikan. Florian Marku me meksikanin, tani o me meksikanin o me Florianin, nuk ka rrugë të mesme. Do jetë spektakël që do transmetohet edhe nga Sky Sports”, u shpreh Kryeministri.
Nga ana e tij, Marku i dhuroi kreut të qeverisë një dorezë simbolike boksi me nënshkrim, si dhe gjerdanin e artë të kampionit.
/m.m/r.e/























