Ballina Bota

NJU JORK – OKB: Eksportet e grurit ukrainas rifillojnë të premten

NJU JORK, 28 korrik /ATSH-DPA/- Kombet e Bashkuara presin që anijet e para të ngarkesave me grurë të largohen nga portet e Detit të Zi të Ukrainës të premten, por detajet rreth itinerarit të tyre janë ende duke u përpunuar.

Koordinatori i OKB-së për Ndihmën Emergjente, Martin Griffiths deklaroi sot në Nju Jork se ngarkesat me grurë ishin gati për tu nisur.

Ai tha se koordinatat e sakta për kalimin e tyre ishin ende duke u finalizuar nga Ukraina dhe Rusia, së bashku me Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Të katër palët arritën një marrëveshje të premten e kaluar për të rifilluar eksportet e grurit ukrainas përmes Detit të Zi, duke rritur shpresat se kriza ushqimore në mbarë botën mund të zbutet.

Ukraina u zotua të drejtojë anijet nëpër ujërat që janë minuar dhe Rusia premtoi se nuk do të shënjestronte anijet dhe infrastrukturën portuale. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe hapja e negociatave, koncert festiv në sheshin “Skënderbej”
Artikulli tjetërMichel: E ardhmja jonë e përbashkët më e sigurt me ju brenda BE-së