Ballina Aktualitet

Manja: Pas diskutimeve në Komision, harta gjyqësore do shkojë për miratim në qeveri

TIRANË, 12 korrik /ATSH-I.Vata/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja foli sot për hartën e re gjyqësore, pas një takimi konsultues për projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Në një prononcim për mediet, Manja tha se pas diskutimeve në Komisionin e Ligjeve harta e re gjyqësore do shkojë në qeveri për miratim.

“Të gjitha diskutimet mbi hartën kemi lënë një ditë të dedikuar në Komisionin e Ligjeve. Atje do të kemi përgjigjet e duhura për hartën, do jemi gjithë bashkë dhe do të shpalosim qëndrimet tona në raport me hartën. Nesër do të shkojmë në respekt të Komisionit të Ligjeve dhe Kuvendit të japim shpjegimet tona. Harta është bërë e ditur dhe po ashtu dhe bashkë propozimet për hartën dhe pas seancës dëgjimore nesër në Komisionin e Ligjeve dhe pasi të administrojmë dhe opinionin e Ministrisë së Financave për kostimin e hartës, harta do shkojë në qeveri për miratim”, tha Manja.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMV – LSDM mbështet fillimin e negociatave me BE-në sipas propozimit francez
Artikulli tjetërLigji për Policinë Ushtarake, Bici: Vjen si pasojë e ndryshimeve në sistemin e drejtësisë