Ballina Aktualitet

Shqiptarët rezidentë në Kanada, ID dhe pasaporta pranë ambasadës

TIRANË, 6 korrik /ATSH/ Me fillimin e muajit korrik të gjithë qytetarët shqiptar rezidentë në Kanada mund të pajisjen me karta identiteti dhe pasaporta biometrike pranë ambasadës shqiptare në Kanada.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila thekson se ky është një premtim tjetër i mbajtur.

MEPJ fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në portalin e-Albania duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme.

MEPJ shton se, për çdo informacion apo paqartësi ata mund të kontaktojnë në adresën e e-mailit: [email protected]

“Shērbimi konsullor ndaj bashkëkombasve tanë mbetet prioritet absolut i punës në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, theksoi MEPJ në një postim në rrjetet sociale.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonstituohet nënkomisioni për Qeverisjen Vendore
Artikulli tjetërGREQI – 65 zjarre përvëlojnë vendin