TIRANË, 6 korrik/ATSH – I. Vata/ Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u mblodh sot për konstituimin e nënkomisionit për Qeverisjen Vendore.
Në fjalën e tij, Klevis Xhoxhi tha se në bazë të rregullores së Kuvendit është vendosur ngritja e Nënkomisionit për Qeverisjen Vendore në përbërje të komisionit të përhershëm parlamentar të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Fusha e përgjegjësisë së këtij komisioni është organizimi dhe funksionimi i pushtetit vendor.
Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë: Klevis Xhoxhi kryetar, Greta Bardeli, zv/kryetare, Toni Gogu anëtar, Samira Salla anëtar, Eduart Ndreca anëtar, Bledjon Nallbati anëtar, Gazment Bardhi anëtar, si dhe tre anëtarë zëvendësues Pranvera Resulaj, Klotilda Bushka dhe Dhurata Çupi.
/j.p/r.e/






















