TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Rafting në kanionet e Osumit është kthyer vitet e fundit në një nga guidat më të preferuara të turistëve vendas e të huaj.
Administrata e Zonave të Mbrojtura në Berat ndau pamje nga vizita e turistëve polakë dhe çekë në kanionet e Osumit.
Në këto ditë qershori, ku temperaturat janë rritur konsiderueshëm turistët kanë shijuar pamjet e mrekullueshme që ofrojnë këto kanione.
“Kanionet e Osumit të ofrojnë kushtet si për relaks në freskinë e ujërave të Osumit, po ashtu edhe për të ushtruar sportin e rafting. Dy grupe me turistë polakë dhe çekë, por edhe vendas, pushuan në kanionet e Osumit”, shprehet ADZM Berat.
Të cilësuara edhe si “Koloradoja e Shqipërisë”, pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj. Në një distance prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e rafting kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” apo “katedralja”.
/k.s/j.p/r.e/






















