TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 482 testime për COVID-19, 129 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe 18 qytetarë janë shëruar.
Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS theksoi se janë kryer 482 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 129 qytetarë, në këto bashki: 89 qytetarë në Tiranë, 14 në Lezhë, nga 4 qytetarë në Krujë, Sarandë, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Kamëz, Divjakë, Vlorë, Kuçovë, nga 1 qytetar në Tropojë, Kurbin, Lushnjë, Himarë, Selenicë, Gjirokastër, Korçë.
“Janë 678 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
“Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,095 që nga fillimi i epidemisë”, informon Ministria.
Statistika (18 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 129
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 482
Testime totale 1,837,710
Raste pozitive 277,270
Raste të shëruara 273,095
Raste aktive 678
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 505
Vlorë 52
Fier 38
Lezhë 24
Durrës 20
Gjirokastër 10
Korçë 9
Berat 8
Shkodër 5
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës. 1























