Ballina Flash

Sako: Nisma jonë për Durrësin e pastër nuk ndalet

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Zonat pranë monumenteve të kulturës në Durrës po pastrohen për t’u vizituar nga qytetarët durrsakë dhe turistët e shumtë.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ndau sot pamje nga pastrimi.

“Krahas punës sonë të përditshme për pastrimin e qytetit po pastrohen edhe zonat pranë monumenteve të kulturës”, u shpreh ajo në një postim në rrjetet sociale.

“Nga pastrimi dhe larja e rruginave pranë mureve të kalasë dhe amfiteatrit”, theksoi ajo.

“Nisma jonë për Durrësin e pastër nuk ndalet më sepse një qytet i pastër është një qytet më i mirë për të gjithë qytetarët durrsakë dhe turistët e shumtë që na vizitojnë”, nënvizoi Sako.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAniston: Bëhemi të famshëm vetëm falë TikTok-ut
Artikulli tjetërMSHMS: 129 raste të reja në 24 orët e fundit