TIRANË, 11 qershor /ATSH/ Prokurimi publik i gjelbër siguron prokurimin e mallrave, shërbimeve dhe punëve duke u siguruar që të ketë një ndikim të pakët në mjedis.
Banka Botёrore po mbёshtet Agjencinё e Prokurimit Publik nё hartimin e udhёzuesve qё do tё ndihmojnё pёr pёrdorimin e prokurimit tё gjelbёr.
Pёr tё kuptuar nivelin e njohjes sё prokurimit të gjelbër dhe nevojat e mirёpёrdorimit të tij janë hartuar pyetësorë për institucionet publike dhe operatorët ekonomike në varësi të kategorisë që përfaqësojnë.
Ekspertët e Bankës shprehen se, një prokurim më i mirë publik sjell më shumë fonde për njerëzit, më shumë besim për bizneset.
Banka Botërore, së bashku me Bashkimin Evropian (BE), janë donatorët kryesorë që po i ndihmojnë vendit për ta reformuar prokurimin publik përmes programeve, siç është SIGMA.
Prokurimi Publik është një fushë dinamike që ndryshon dhe evoluon në mënyrë të vazhdueshme si pasojë edhe e ndryshimeve të klimës së tregtisë dhe biznesit si dhe të zhvillimeve e përmirësimeve të teknologjisë. Për më tepër, prokurimi publik ka një natyrë ndërsektoriale duke qenë ngushtësisht i lidhur në mënyrë reciproke me fusha të tjera të rëndësishme, si: lufta kundër korrupsionit, konkurrenca e lirë dhe e ndershme, mbrojtja e shëndetit dhe konsumatorit, mbrojtja e mjedisit, klima e biznesit dhe zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME), zhvillimi i qendrueshëm etj.
Në këtë kuptim, prokurimi publik është konsideruar vazhdimisht si një mjet i domosdoshëm për qeverinë nëpërmjet, të cilit jo vetëm sigurohet dhënia e shërbimeve të nevojshme për popullsinë por njëkohësisht garantohet mirëqenia dhe siguria e qytetarëve.
Për këto arsye, Prokurimi Publik është një nga fushat kryesore, të cilës qeveria i kushton vëmendje të vazhdueshme për ta ngritur këtë shërbim sipas standardeve më të mira. /j.p/























