Ballina Aktualitet

Sir Stuart Peach takim me presidentin e zgjedhur, Begaj

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Ambasadori Alastair King-Smith dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, u takuan me presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj, dhe e përgëzuan për zgjedhjen si kryetar i ardhshëm i shtetit.

I Dërguari i Posaçëm, Sir Stuart Peach, ndodhet në vizitë dyditore në Shqipëri, me synimin për të përforcuar angazhimin e Britanisë, për të bashkëpunuar me udhëheqësit shqiptarë dhe liderët e tjerë, për të promovuar në të gjithë rajonin institucione të forta demokratike dhe shoqëri të hapura.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, në Tiranë, bëri të ditur se gjatë takimit ata vlerësuan qëllimin e tij për t’i shërbyer interesave afatgjata të popullit shqiptar.

“Diskutuam rëndësinë e sigurisë rajonale, duke adresuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve dhe garantimin e standardeve më të larta në detyrat publike dhe emërimet. Si aleatë të ngushtë, do të angazhohemi me presidentin e zgjedhur, Begaj që Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria të adresojnë sfidat e përbashkëta dhe të krijojnë mundësi të reja bashkëpunimi për të dyja vendet tona”, tha ambasadori Alastair King-Smith.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi-maturantëve: Zgjidhni programe për të cilat ka nevojë tregu i punës
Artikulli tjetërROMË – Di Maio: Bllokada e Rusisë për transportin e grurit, vdekjeprurëse