Ballina Bota

ROMË – Di Maio: Bllokada e Rusisë për transportin e grurit, vdekjeprurëse

ROMË, 8 qershor /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio kritikoi si vdekjeprurëse bllokadën e Rusisë ndaj porteve ukrainase.

“Të bllokosh grurin do të thotë të marrësh peng miliona fëmijë, gra dhe burra dhe t’i dënosh me vdekje”, tha Di Maio në një konferencë për sigurinë ushqimore të organizuar në kuadër të luftës.

Ai tha se shpresonte që Turqia të ndërmjetësonte dhe të negocionte për t’i dhënë fund bllokadës për të lejuar që shumë shtete, përfshirë Afrikën, të merrnin furnizime.

“Ne presim sinjale të qarta dhe konkrete nga Rusia”, tha Di Maio në një konferencë të përbashkët për shtyp me Qu Dongyu, i cili kryeson Organizatën e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Qu paralajmëroi sërish për ndikimin dramatik të luftës në Ukrainë, që vjen pas pandemisë, një krizë e mëtejshme globale.

“FAO u bën thirrje shteteve, kompanive dhe organizatave, ndër të tjera, që të transformojnë mënyrën e rritjes, prodhimit dhe shpërndarjes së ushqimit, në mënyrë që njerëzit të kenë akses më të sigurt në ushqim dhe prodhuesit dhe fermerët vendas të fuqizohen”, tha ai. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSir Stuart Peach takim me presidentin e zgjedhur, Begaj
Artikulli tjetërUra Velipojë-Ulqin, Rama me Abazoviç : Frymë e “Ballkanit të Hapur”