GJENEVE, 6 qershor /ATSH-DPA/ – Kompania zvicerane e ushqimit Nestlé po vë në dispozicion 39.5 milionë shishe shtesë me formulë për foshnjat në dispozicion të SHBA për të lehtësuar mungesën në mbarë vendin, tha Administrata e Ushqimit dhe Barnave, FDA.
Përafërsisht 1.3 milionë kuti do të jenë të disponueshme në vend nga korriku deri në tetor. Kjo barazohet me afërsisht 2.2 milion paund ose gati 33 milion shishe me madhësi të plotë 8-uns.
Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore po shqyrton opsionet për sjelljen e produkteve në SHBA sa më shpejt që të jetë e mundur.
Nestlé transportoi Gerber Good Start Extensive HA nga Holanda dhe Alfamino nga Zvicra në Shtetet e Bashkuara në muajin maj.
Nestlé më pas tha se këto produkte kishin prioritet pasi ato shërbejnë për një qëllim kritik mjekësor pasi ato janë të destinuara për fëmijët me alergji ndaj proteinave të qumështit të lopës. /os/























