Ballina Bota

FOKUS – SHBA dhe Koreja e Jugut lëshojnë tetë raketa balistike në shenjë fuqie ndaj Koresë së Veriut

SEUL, 6 qershor /ATSH-DPA/- Sot në mëngjes, ushtritë e Koresë së Jugut dhe ato amerikane lëshuan tetë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Detin e Japonisë në përgjigje të një serie lëshimesh raketash nga ushtria e Koresë së Veriut gjatë fundjavës.

”Tetë raketat, të cilat u lëshuan brenda 10 minutave nga njëra-tjetra, u ulën në Detin e Japonisë, i njohur në koreanisht si Deti Lindor”, theksoi Koreja e Jugut në një koment të raportuar nga agjencia Press Korean Yonhap .

Koreja e Veriut iu përgjigj stërvitjejes të përbashkët detare të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut duke lëshuar tetë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në det, pavarësisht rezolutave të shumta të OKB-së që ia ndalonin përdorimin Phenianit.

Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, përgjigja e aleatëve ndaj lëshimeve të raketave të Koresë së Veriut kishte për qëllim të demonstronte “aftësinë dhe vendosmërinë e tyre për sulme të menjëhershme precize” kundër objektivave në veri.

Shefat e Bashkuar të Shtabit në Seul akuzuan Phenianin për provokim të qëllimshëm dhe i kërkuan atij që “të përmbahet nga çdo veprim që mund të përkeqësojë tensionet ushtarake në gadishullin Korean”.

Rezolutat e OKB-së ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike, të cilat, në varësi të dizajnit të tyre, mund të përdoren gjithashtu për të mbajtur një ose më shumë koka bërthamore. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga sot leja e re e qarkullimit të mjetit me standardet e BE-së, ulet me 40 % kosto
Artikulli tjetërPogradec, 5 kandidatët prezantojnë platformat për drejtues të PS-së