Ballina Aktualitet

Qeveria shpall ditë zie kombëtare 2 qershorin në nderim të ish-Presidentit Nishani

TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave shpalli ditë zie kombëtare, ditën e enjte, datë 2 qershor 2022, në nderim të të ndjerit, Bujar Nishani, ish-President i Republikës së Shqipërisë, ish-ministër dhe ish-deputet.

Sipas vendimit të qeverisë, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e enjte, datë 2 qershor 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.

Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022./m.m//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGaranci sovrane për importuesit e produkteve ushqimore bazë
Artikulli tjetërPolicia Rrugore shton kontrollet për sigurinë në qarkullim