Ballina Bota

BRUKSEL – Michel: Tani është koha për të vendosur për sanksionet ndaj naftës ruse

BRUKSEL, 30 maj /ATSH-DPA/- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se ka ardhur koha për të vendosur për një grup të ri sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë, përpara një samiti të liderëve të BE-së në Bruksel.

“Kam besim se ne do të jemi në gjendje të marrim një vendim së bashku dhe të shprehim përsëri një qëndrim të bashkuar për këtë temë të rëndësishme”, tha Michel.

Vendet e BE-së janë ende në mosmarrëveshje lidhur me ndalimin e importeve të naftës ruse, i propozuar për herë të parë nga Komisioni Evropian pothuajse, katër javë më parë.

“Pritshmëritë e mia janë të ulëta në 48 orët e ardhshme, por kam besim se pas kësaj do të ketë progres”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndërsa po mbërrinte në takim. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdahet nga jeta epidemiologu Ibrahim Luloçi
Artikulli tjetërRama: Bujtina në Dardhë të Korçës mikpret vizitorë në të 12 muajt e vitit