TIRANË, 30 maj /ATSH/ Mjekësia shqiptare humbi sot një nga profesionistët më të mirë në fushën e epidemiologjisë, dr. Ibrahim Luloçin.
Lajmin për ndarjen nga jeta të epidemiologut të njohur e dha Instituti i Shëndetit Publik përmes një postimi në rrjetet sociale.
Dr. Luloçi ishte një epidemiolog me shumë eksperiencë. Ai punoi për shumë vite pranë repartit të mikrobeve aerogene duke drejtuar disa fushata vaksinimi që nga variola në vitin 1972, deri tek poliomieliti, fushatat masive të fruthit dhe rubeolës në vitet 2000-2001.
Dr. Luloçi ishte themeluesi i programit të zgjeruar të vaksinimit dhe së bashku me kolegët e tjerë krijuan depon e parë moderne frigoriferike në vend për ruajtjen e vaksinave, bëri të ditur ISHP.
/a.a/r.e/













