Ballina Flash

UEFA Conference League, mbërrin në portin e Durrësit autobusi i skuadrës së Romës

TIRANË, 23 maj/ATSH/  Në portin e Durrësit mbërriti sot autobusi zyrtar i skuadrës së Romës, në kuadër të ngjarjes më të madhe futbollistike, që do të zhvillohet në Shqipëri, siç është finalja e UEFA Conference League.

Autoriteti Portual Durrës, në koordinim me kompanitë e lundrimit dhe agjencitë ligjzbatuese që operojnë në portin e Durrësit po menaxhojnë situatën për mbarëvajtjen në përpunim për sportdashësit që po hyjnë në vendin tonë edhe në rrugë detare, për t’ju krijuar atyre lehtësira në përpunim.

Një event i rëndësishëm sportiv jo vetëm për Italinë dhe Holandën, por edhe një festë e madhe për gjithë Shqipërinë.

Finalja e UEFA Conference League mes Romës dhe Feyenoord-it do të zhvillohet në 25 maj në Tiranë.

/k.s//a.a/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Humbjet ruse të barabarta me ato sovjetike në Afganistan
Artikulli tjetërDigjet raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit, Komisioni i Ligjeve konstaton se nuk ka kandidatë