Ballina Flash

Arrihet marrëveshje për shitjen e Chelsea FC

LONDER, 7 maj /ATSH-AA/- Grupi i biznesmenit amerikan Todd Boehly ka arritur një marrëveshje për të blerë gjigantin anglez të futbollit Chelsea në një marrëveshje rekord prej 4,25 miliardë sterlina, njoftoi klubi.

Ndërsa 2,5 miliardë sterlina do të aplikohen për blerjen e aksioneve në ekip, 1,75 miliardë sterlina shtesë do të dedikohen nga pronari për investime të mëtejshme për të mirën e klubit, tha Chelsea në një deklaratë.

“Kjo përfshin investime në Stamford Bridge, Akademi, Ekipin e Grave dhe Kingsmeadow dhe financimin e vazhdueshëm për Fondacionin Chelsea”, shtoi klubi.

”Shitja pritet të përfundojë në fund të majit, sipas të gjitha miratimeve të nevojshme rregullatore”, sipas klubit.

Boehly zotëron aksione në Los Angeles Dodgers të Major League Basketball, Los Angeles Lakers të NBA-së dhe Los Angeles Sparks të WNBA-së.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Të shpallurit nongrata, po ata që shpallën nongrata shërbimin shëndetësor
Artikulli tjetërVARSHAVE – Polonia përfundon 60 kilometra fortifikim kufitar me Bjellorusinë