Ballina Flash

Mblidhet komiteti ekzekutiv i projektit kundër përhapjes së armëve

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Komiteti ekzekutiv i projektit “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta (AVL)” u mblodh sot, për herë të parë, për të diskutuar punën e deritanishme dhe hapat në të ardhmen.

Duke hapur takimin, kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Vincenzo Del Monaco tha se, projekti është i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi është në përputhje me strategjinë që qeveria po zbaton në nivel kombëtar, ka shtrirje rajonale dhe kontribuon në disa Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa, zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tha se, siguria e qytetarëve shqiptarë dhe kontributi për siguri në rajon e më gjerë ka qenë gjithmonë prioritet madhor i qeverisë shqiptare, dëshmuar edhe gjatë kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria dhe tani si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Projekti zbatohet nga Prezenca e OSBE-së, falë mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUlet norma e interesit të bonove të Thesarit
Artikulli tjetërForcohet dollari ndaj lekut, euroja humb terren