Ballina Aktualitet

Italia, mbështetje të plotë reformës në drejtësi

TIRANË, 4 maj /ATSH/ Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci zhvilloi sot një takim me kryetarin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Sokol Sadushi.

Ambasadori theksoi mbështetjen e plotë të Italisë për reformën në drejtësi.

Ai theksoi se, “Italia ndjek me interes dhe mbështet me vendosmëri ngritjen dhe funksionimin e organeve të reja të drejtësisë në Shqipëri”.

Ambasadori Bucci u shpreh se, Italia kontribuon në anëtarësimin e organeve të reja të drejtësisë në Shqipëri në forumet ndërkombëtare dhe evropiane.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRruga e Shqipërisë drejt BE-së, bashkëbisedim mes studentëve dhe ambasadorëve
Artikulli tjetërAkad. Gjinushi: Kompozitori Bojan Adamič i kushtoi një pjesë të jetës zhvillimit kulturor në Shqipëri